Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci dënon sulmin kundër Kryetarit Rugova

, 15.03.2005




Atentati me projektil dore kundër automjetit në lëvizje të Presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, është një sulm i ndyrë kundër udhëheqësit më të lartë të Kosovës, është një akt i ulët kundër institucionit të unitetit të popullit të Kosovës, është një vepër qyqare që ka për qëllim destabilizimin e vendit dhe ndërprerjen me dhunë të proceseve pozitive politike.

Kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare që kanë përgjegjësinë për sigurinë dhe drejtësinë në Kosovë, që t’ i zbulojnë kryesit e këtij akti terrorist, t’ i zbulojnë forcat e errëta që nxisin e organizojnë akte të tilla kundër popullit të Kosovës dhe institucioneve legjitime, të zgjedhura në mënyrë legale, dhe t’ i nxjerrin para gjyqësisë e të marrin dënimet e merituara.