Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci pret shefin e Zyrës Italiane në Prishtinë, Pascuale Salzanao

, 16.03.2005




Kemi kaluar momente të mira por edhe të vështira gjatë mandatit tuaj diplomatik në Kosovë, por se çdo herë kemi vlerësuar punën tuaj me përkushtim, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, në takimin lamtumirës që ka pasur sot me shefin e Zyrës Italiane në Prishtinë, Pascuale Salzanao, ku është biseduar për gjendjen në Kosovës dhe nevojën e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Italisë. Kryeparlamentari Daci ka vlerësuar kontributin e zotëri Salzanos për raportet e mira ndërmjet të dy vendeve dhe ka shprehur bindjen e tij se ai do të ketë karrierë të shkëlqyeshme diplomatike.
Shefi i Zyrës Italiane, Pascuale Salzanao, ka shprehur kënaqësinë se vendi i tij është shumë i angazhuar për çështjen e Kosovën dhe se Ministria e Jashtme ka emëruar në Misionin e Italisë në OKB, ku do të vazhdojë të merret me po me Kosovën. Diplomati italian është shprehur se imazhi i Kosovës, i dëmtuar pas ngjarjeve të marsit të vitit të kaluar, është ngritur lartë nga puna e Qeverisë Haradinaj. Ai ka vlerësuar se institucioneve të Kosovës, më shumë se kurrë, duhet të manifestojnë ndjenja të sinqerta multietniciteti.
Profesor Daci ka ritheksuar edhe një herë përkushtimin e institucioneve dhe të qytetarëve të Kosovës për ndërtimin e demokracisë dhe krijimin e mundësive për zhvillim të papenguar të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia etnike dhe religjioze, si dhe bindjet e tyre politike.