Lajmet e fundit
Komisioni Parlamentar për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim vizitoi Deçanin
, 18.03.2005
Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim i Kuvendit të Kosovës , kryesuar nga Sаnije Aliaj , nënkryetare e parë e Komisionit, vizitoi sot Kuvendin Komunal të Deçanit, si dhe familjen e z.Ramush Haradinaj në Gllogjan.
Në Kuvendin Komunal të Deçanit u zhvillua një takim me udhëheqjen e kësaj komune , të prirë nga kryetari i Komunës së Deçanit , Ibrahim Selmanaj. Anëtarët e Komisionit me këtë rast i dhanë mbështetje qëndrimit dinjitoz të Ramush Haradinajt, edhe sa i përket bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës, duke kërkuar që për Haradinajn të sigurohet mbrojtja në liri. Një kërkesë të këtillë, ky komision, ia ka dërguar edhe shefit të UNMIK-ut, z. Seren Jessen Petersen. Në këtë frymë, komisioni bëri apel që edhe me tutje qytetarët e Deçanit dhe mbarë qytetarët e Kosovës, të sillen me përgjegjësi, sepse vetëm duke përkrahur proceset pozitive që po zhvillohen në Kosovë, mund t’ i ndihmohet z. Ramush Haradinaj dhe Kosovës në tërësi. Këso qëndrime anëtarët e komisionit i shprehën edhe para familjes së z. Ramush Haradinaj në Gllogjan të Deçanit, ku u pritën nga babai i Ramushit, z. Hilmi Haradinaj.
Gjatë bisedës në KK të Deçanit u tha se në këtë mjedis pos shqiptarëve jetojnë edhe boshnjakë, hashkalinj dhe egjiptianë. Në këtë komunë nuk ka probleme ndëretnike, çdo pjesëtar i komuniteteve jeton, shkollohet e punon pa kurrfarë probleme. Po kështu u theksua se do të vazhdojnë angazhimet për lëvizje të lirë të të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike.