Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti një grup studentësh nga Bolonja dhe profesorin Allan Kuperman
, 21.03.2005
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot profesorin Allan Kuperman me studentët e tij nga universiteti “ Xhon Hopkins” nga Bolonja, që është shkollë e njohur ndërkombëtare për studime të avancuara.
Profesor Daci u ka ligjëruar atyre për zhvillimet në Kosovë, për standardet dhe objektivin politik të kosovarëve. Kreu i legjislativit të vendit ka theksuar se Kosova ka pasur nga dy palë zgjedhje të suksesshme parlamentare dhe lokale dhe tashmë ka krijuar një traditë të krijimit të institucioneve demokratike. Ai ka theksuar synimin e institucioneve dhe të qytetarëve për pavarësinë e Kosovës dhe këtë zgjidhje e ka vlerësuar zgjidhje kompromisi, duke pas parasysh se Kosova me shumicë absolute të popullsisë shqiptare nuk po e realizon shtetin unik kombëtar, por shtetin e të gjithë qytetarëve të saj. Daci ka theksuar se minoriteteve u garantohen të gjitha të drejtat dhe ato janë të përfaqësuara në institucionet e Kosovës përmbi përqindjen e tyre në popullsinë e Kosovës.
Daci ka theksuar përkushtimin e institucioneve për përmbushjen e standardeve, kurse e ka vlerësuar negativisht involvimin e Gjakatës së Hagës në procesin politik, të cilin po e kalon Kosova.