Lajmet e fundit
Komisioni legjislativ konsultohet me ekspertin holandez Blaauw
, 23.03.2005
Anëtarët e Komisionit parlamentar për çështje gjyqësore, legjislative dhe Kornizë Kushtetuese, ka mbajtur sot një takim pune me konsultantin politik dhe ekonomik të Parlamentit Holandez, Jan Dirk Blaauw, lidhur me krijimin dhe punën e komisioneve hetuese parlamentare.
Zotëri Blaauw, i cili për 25 vjet me radhë ka qenë anëtar i Parlamentit të Holandës, ka prezantuar përvojat e vendit të tij por edhe të vendeve të tjera lidhur me hetimet parlamentare. Ai ka theksuar se është e drejtë e grupeve parlamentare të ngrenë çështje për të cilat nevojitet hetim parlamentar. Ndër rastet më të shpeshta, Blaauw ka përmendur dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorime në institucione, ndërmarrje publike dhe sektorë të tjerë të jetës, për të cilat qytetarët duan ta dinë të vërtetën. Blaauw ka shpjeguar se madje edhe ministra (nën betim) mund të merren në pyetje nga komisioni hetues.
Nga prezantimi i ekspertit holandez për hetimet parlamentare, nga pyetjet e shumta dhe diskutimet e anëtarëve të Komisionit u konstatua se nga funksionimi i komisioneve hetimore parlamentare tregon shkallën e demokracisë, të transparencës dhe të përkushtimit të një parlamenti për qytetarët dhe vendin. U konstatua edhe fakti që hetimet parlamentare nuk janë interes vetëm i opozitës, por i gjithë Kuvendit dhe i qytetarëve.
Duhet sa më parë të miratohet ligji për punën e komisioneve hetimore, u tha në këtë takim, në të cilin u theksua se në legjislaturën e kaluar ishte krijuar një komision hetimor, por për mungesë të rregullativës, nuk e ka kryer punën, ndërkohë që nga grupe parlamentare janë shtruar kërkesa të ndryshme për hetime parlamentare.