Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti një delegacion nga Duma Ruse
, 26.03.2005
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot një delegacion nga Komisioni parlamentar i Federatës Ruse, në përbërje: Konstantin Kosachev – kryesues i komisionit, Alexandre Kozlovskiy - zëvendeskryesues, Nikolay Benediktov dhe Anatoly Starkov – anëtarë, Elena Chistyakova –këshilltare i komisionit dhe Sergej Bazdnikin – shef i Zyrës Ruse në Kosovë.
Është biseduar për zhvillimet në Kosovë, për jetën institucionale, për shkallën e realizimit të të drejtave të minoriteteve dhe për gjasat e kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës. Kryeparlamentari Daci gjerësisht u ka shpjeguar parlamentarëve rus për punën e suksesshme të institucioneve të Kosovës, të dala nga vota e lirë e qytetarëve dhe për objektivat e tyre dhe të qytetarëve të Kosovës për liri e pavarësi dhe për shtet demokratik, në të cilin do të garantohet mundësia e zhvillimit të papenguar të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia etnike a religjioze e tyre. Ai në këtë kontekst ka shpjeguar edhe përfaqësimin e serbëve dhe të minoriteteve të tjera në Kuvend dhe në institucionet e tjera në përqindje më të lartë se sa në përbërjen e popullsisë së Kosovës. Daci është shprehur i bindur për interesin e vërtetë të popullsisë serbe në Kosovë që të heqin dorë nga bojkotimi i institucioneve dhe të mos vazhdojnë të manipulohen nga qarqe të caktuara të Beogradit, të interesuara për destabilizimin e vazhdueshëm të Kosovës.
Parlamentarët rus, të cilët janë duke bërë vizitë studiuese në kryeqendrat e rajonit lidhur me mundësitë e zgjidhjes së problemeve dhe sigurimit të paqes dhe të stabilitetit, e kanë vlerësuar se përmbushja e standardeve dhe liria e plotë e minoriteteve, sidomos e serbëve në Kosovë, janë parakusht për zgjidhjen e statusit. Ata kanë shprehur qëndrimin e vendit të tyre për një Kosovë shumetnike dhe kanë theksuar faktin që si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të Grupit të Kontaktit, duan të kenë informacione të shumta dhe të sakta, të vlefshme për qëndrim rus lidhur me të ardhmen e Kosovës.
Profesor Daci ka theksuar se është shumë e rëndësishëm mbështetja e Rusisë për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe ka kërkuar të vazhdohen takimet në funksion të zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe të krijimit të paqes dhe të stabilitetit në rajon.