Lajmet e fundit
Një delegacion parlamentar i Kosovës udhëtoi për në Athinë
, 29.03.2005
Sot, ka udhëtuar për në Athinë një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Nexhat Daci. Delegacioni i përbërë nga përfaqësues të grupeve kryesore parlamentare: Alush Gashi, Naim Jerliu, Rudina Bukoshi, Hydajet Hyseni, Bajrush Xhemaili, Safete Hadërgjonaj, Gjylnaze Syla, Myrvete Dreshaj – Baliu, Teuta Sahatqija, Oliver Ivanoviq dhe Rangjel Nojkiq, gjatë vizitës katër ditore në Parlamentin e Greqisë do të njihen me aspekte dhe teknika të demokracisë parlamentare. Gjatë kësaj vizite kuvendarët kosovarë do të kenë takime me udhëheqës të Parlamentit grek dhe me kryetarë të komisioneve parlamentare. Ata do të marrin informacione të dorës së parë për marrëdhëniet ndërpartiake në Parlamentin e Greqisë , për rolin e kryetarit të Parlamentit, për përgatitjen e sesioneve plenare, për rolin e opozitës në Parlament, pastaj për bashkëpunimin parlamentar rajonal, për përvojat greke të anëtarësisë në BE dhe në NATO etj.
Vizita është organizuar nga projekti praktik parlamentar “East West” dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Vizita është organizuar nga projekti praktik parlamentar “East West” dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë.