Lajmet e fundit
Fatmir Sejdiu priti parlamentarin evropian, z. Joost Lagendijk
, 31.03.2005
Anëtari i Kryesisë së Parlamentit të Kosovës, prof. dr. Fatmir Sejdiu kishte sot një takim me z. Joost Lagendijk, anëtar i Parlamentit Evropian dhe bashkëpunëtorët e tij. Në qendër të vëmendjes të këtij takimi ishin proceset e reja në Kosovë, sidomos puna e Qeverisë së re të Kosovës, roli i pozitës dhe opozitës me institucione, decentralizimi, çështja e bisedimeve për statusin e Kosovës dhe roli i faktorëve politik në këto procese.
Me këtë rast Fatmir Sejdiu theksoi se proceset në Kosovë po zhvillohen mjaft shpejt, ekziston një bashkëpunim i mirë i pozitës dhe opozitës , por në këto procese ende nuk janë të inkuadruar subjektet politike serbe. Vizioni ynë, theksoj Sejdiu, është zhvillimi më i shpejt ekonomik, i cili do të kurorëzohej me pavarësinë e Kosovës, e cila do të jetë faktor stabiliteti në rajon. Në vijim Fatmir Sejdiu si nismë mjaft pozitive përmendi bartjen e kompetencave në lëmin e drejtësisë dhe të policisë. Ky proces është i nevojshëm të realizohet edhe në politikën e jashtme. Në këtë mënyrë dalëngadalë faktorët ndërkombëtar do të luanin rolin e këshillëdhënësit. Sejdiu shprehu angazhimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me institucionet dhe Parlamentin Evropian.