Lajmet e fundit

Daci priti mbështetësit kanadezë të arsimit

, 12.04.2005




Kryeparlamentari Daci ka pritur sot menaxheren e Programit për Zhvillim Shoqëror dhe Ekonomik në Ballkan, zonjën Barbara Humick ( Njësia e Evropës Qendrore dhe Lindore - Agjensioni Kanadez për Zhvillim Ndërkombëtar (CIDA) dhe dr Gary Anderson, drejtor ekzekutiv i Projektit për aftësimin e mësimdhënësve.

Qeveria kanadeze e brengosur për konfliktet në Universitetin e Prishtinës

Zonja Humick dhe z. Anderson kanë shfaqur para kryeparlamentarit Daci shqetësimin e Qeverisë kanadeze për konfliktet në Universitetin e Prishtinës lidhur me mënyrën e zgjedhjes së udhëheqjes, në veçanti në Fakultetin e Edukimit, për ngritjen e të cilit kanë dhënë rreth një milion dollarë.

Ata i kanë thënë profesor Dacit se Këshilli Drejtues i CIDA-s, ku marrin pjesë nëntë përfaqësues të Kosovës, e ka këshilluar Kanadanë të vazhdojë përkrahjen, por me kusht që çështja e udhëheqjes legjitime të zgjidhet deri më 15 maj.

Të zhbllokohen mjetet për arsimin

Kryeparlamentari Daci, duke e falënderuar Qeverinë dhe popullin e Kanadasë për ndihmat dhënë arsimit në Kosovë, ka mbajtur qëndrim të prerë për zhbllokimin e mjeteve për arsimin.

 Universiteti duhet të depolitizohet

Ai ëUniversiteti duhet tërësisht të depolitizohet shtë shprehur se gjendja në Universitet është e pa tolerueshme dhe miqve kanadezë ua ka përsëritur qëndrimin e tij që e ka shprehur edhe para ministrit të arsimit dhe rektorit të Universitetit të Prishtinës se Universiteti duhet tërësisht të depolitizohet dhe të jetë i hapur për kuadrot e reja kreative shkencore.

Zgjedhje të reja

Daci ka mbajtur qëndrimin që duhen organizuar zgjedhje të reja në të gjitha nivelet e arsimit të lartë në Kosovë.

Daci priti mbështetësit kanadezë të arsimit