Lajmet e fundit

Seanca parlamentare mbahet më 21 prill

, 12.04.2005




Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 21 prill dhe në te do të shqyrtohen tetë projektligje, ka vendosur Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e saj të drejtuar nga Nexhat Daci, kryetar i Kuvendit.

Do të shqyrtohen tetë projektligje

Për herë të dytë do të shqyrtohen: Projektligji për shërbimet sociale dhe familjare, ai për Banimin dhe ai për Mediat.

Për herë të parë do të shqyrtohen, ndërkaq, Projektligji për arsimin dhe aftësimin e të rriturve, ai për Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës, Projjektligji për ai për Tokat bujqësore, ai për Procedurat Administrative dhe ai për Taksat Gjyqësore.

Shqyrtohen vërejtjet e UNMIK-ut

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka shqyrtuar edhe rekomandimet e Komisionit për Tregti dhe Industri lidhur me vërejtjet e UNMIK-ut në Ligjin për tregti me naftë dhe derivatet e sa dhe raportin e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Ligjin kundër korrupsionit. Vërejtjet do t’i shqyrtojnë deputetët dhe ato pritet të inkorporohen në këto dy ligje para se të shpallen nga PSSP.

Do të shqyrtohet edhe Rregullorja e re e Punës së Kuvendit

Kryesia ka shqyrtuar sot edhe rekomandimet e Komisionit për hartimin e Rregullores së Punës së Kuvendit dhe ka vendosur që këtë rregullore ta nxjerrë për shqyrtim para deputetëve.

Vonohet kërkesa e GP të PDK-së për komision hetimor

Kërkesa e Grupit Parlamentar të PDK-së, për krijimin e një komisioni ad hoc hetimor parlamentar, lidhur me hetimin e disa pjesëtarëve të kabinetit qeveritar, nuk është shqyrtuar në Kryesi për vonesë të arritjes në Kuvend. Anëtarët e Kryesisë nga PDK, të cilët e kanë kërkuar sqarim, kanë marrë përgjigjen se kërkesa e shkruar ka ardhur vetëm një ditë më parë dhe nuk i ka plotësuar kushtet që i parasheh Regullorja e Punës së Kuvendit.

Seanca parlamentare mbahet më 21 prill