Lajmet e fundit

Daci ka pritur edhe tre deputetë serbë

, 14.04.2005




Kryeparlamentari Daci ka pritur sot edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës: Oliver Ivanoviq, Goran Bogdanoviq dhe Rangjel Nojkiq (nga SLKM), për të parë mundësinë që deputetët serbë të kthehen në Kuvendin e Kosovës dh t’i kryejnë obligimet e deputetit.

Deputetët serbë nga SLKM, janë shprehur se në një kohë jo shumë të largët do të kthehen në Kuvendin e Kosovës dhe do të angazhohen në aktivitetet kuvendore.

Ata e kanë bërë me dije kryeparlamentarin Daci se kryetar i Grupit Parlamentar të SLKM-së do të jetë deputeti Rangjel Nojkiq.