Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti kryeadministratorin Petersen
, 14.04.2005
Standardet do të përmbushen, kurse Kuvendi do të vazhdojë të t’i kryejë të gjitha obligimet dhe do t’i koordinojë punët me Qeverinë e Kosovës, me Presidentin dhe me UNMIK-un, është shprehur i bindur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, në takim me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen.
Angazhimin konstruktiv i PSSP-së
Kryeparlamentari Daci duke vlerësuar angazhimin konstruktiv të zotit Petersen për Kosovën, e ka çmuar tepër të rëndësishëm për vendin bashkëpunimin ndërinstitucional dhe partnerizmin e vërtetë të institucioneve vendëse me institucionet ndërkombëtare në Kosovë.
Kur e kërkojë Qeveria, Kuvendi do të jetë i gatshëm ta shtrojë çështjn e decentralizimit
Në interesimet e kryeadministratorit Petersen se kur mendohet të shtrohet çështja e decentralizimit, kreu i legjislativit të vendit është shprehur se çështja ishte shtruar për rend dite që në mars, por se implikimi i Gjykatës së Hagës dhe krijimi i Qeverisë së re e kanë prolonguar përkohësisht debatin parlamentar. Në momentin kur e kërkon Qeveria, Kuvendi do të jetë i gatshëm ta shtroj në Kuvend çështjn e decentralizimit, është shprehur Daci.
Kundër luftës speciale në Kosovë
Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se duhet të veprohet kundër luftës speciale që po zhvillohet në Kosovë, duke theksuar se çështjet duhet të drejtohen në institucione, të cilat do të vlerësojnë faktet dhe nuk do të amnistojnë kurrkënd.