Lajmet e fundit
Daci priti në takim shefin e Zyrës së Greqisë, Karolos Gadis
, 14.04.2005
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Akademik Nexhat Daci pati një takim me shefin e zyrës së Ndërlidhjes së Greqisë në Kosovë z. Karolos Gadis ku u trajtuan çështjet e bashkëpunimit në rajon me theks të veçantë në bashkëpunimin bilateral dhe në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të lëvizjes së lirë të njerëzve.
Në takim u potencua nevoja e investimeve në Kosovë dhe pjesëmarrja e kapitalit të huaj në ndërtimin dhe modernizimin e hekurudhave dhe të autostradave të Kosovës që do të lidhnin më mirë njerëzit në mbarë rajonin dhe do të nxisnin zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e këtyre anëve.
Në çështjet aktuale të marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit dhe në këtë kontekst edhe të marrëdhënieve ndërmjet Greqisë e IRJM-së, bashkëbiseduesit u pajtuan që çdoherë të kërkohen dhe të gjinden zgjidhje të pranueshme në funksion të afrimit dhe të bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet popujve dhe vendeve të ndryshme.
Kryetari i Kuvendit Nexhat Daci e falënderoi shefin e zyrës Greke në Kosovë, për vizitën e para disa ditëve të parlamentarëve kosovarë në Athinë dhe për vizitën që tash po e bëjnë në Selanik, si dhe për punën e deritashme të Zyrës në Kosovë.