Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dënoi vrasjen e Enver Haradinajt

, 15.04.2005




Dënojmë vrasjen mizore të Enver Haradinajt, luftëtarit të lirisë, vëllait të Ramush Haradinajt, birit të familjes atdhetare që aq shumë i dha Kosovës. Ky akt i shëmtuar është i drejtuar kundër simboleve të kombit, kundër paqes dhe stabilitetit, kundër ardhmërisë së Kosovës.

Kërkojë nga organet përgjegjëse që kriminelët që kryen këtë vepër të shëmtuar të dalin para drejtësisë për të marrë dënimin dhe gjykimin tonë.

I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së madhe Haradinaj, bashkëluftëtarëve miqve dhe të afërmve.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci