Lajmet e fundit
Daci priti ministrin e jashtëm shqiptar, Islami
, 26.04.2005
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot ministrin e jashtëm shqiptar, Kastriot Islami dhe ka zhvilluar me te një bisedë shumë të hapur dhe e sinqertë, në të cilën janë vlerësuar zhvillimet në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Bashkëbiseduesit kanë këmbyen informacione, duke konstatuar nevojën e komunikimit të sinqertë jo vetë institucional por edhe shpirtëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Në Kosovë është arritur progres i dukshëm
Islami dhe Daci janë pajtuar se në Kosovë është arritur një progres i dukshëm, që mundëson përmbushjen e standardeve dhe vlerësimin pozitiv të tyre. Është vlerësuar, ndërkaq, shumë e rëndësishme edhe dinamika e realizimit të prioriteteve para bisedimeve për statusin e Kosovës.
Vullneti veprues i faktorit politik
Me gjithë incidentet sporadike që kanë ndodhur kohëve të fundit, Daci dhe Islami kanë konstatuar se ekziston vullnet tek faktori politik shqiptar për të menaxhuar efektin e veprimeve politike të klasës politike të Kosovës.
Islami përcolli përshëndetjet e udhëheqjes shqiptare
Ministri Islami ia ka përcjellë me këtë rast zotit Daci përshëndetjet e presidentit shqiptar Moisiu, të kryeministrit Nano dhe të kryeparlamentarit Pëllumbi.
Për bashkëpunimin
Shqiptarët, kudo që janë nuk kanë arsye t’i frikësohen bashkëpunimit, përkundrazi, është shprehur Daci.
Inkurajohet bashkëpunimi gjithpërfëshirës
Ai ka theksuar nevojën e bashkëpunimit institucional, sidomos në projekte të veçanta të interesit shqiptar. Bashkëbiseduesit nuk kanë pasur dallime në vështrimet e situatës në të cilën gjenden Kosova, Shqipëria dhe rajoni. Ata kanë inkurajuar institucionet e biznesit, të arsimit të kulturës, të shëndetësisë etj, të futen në bashkëpunim intensiv.