Lajmet e fundit
Nxënësit u pritën nga kryeparlamentari Daci
, 26.04.2005
Në kuadër të veprimtarisë “Java e arsimit për të gjithë”, një grup nxënësish nga shkollat e vendit vizitoi sot Kuvendin e Kosovës. Me këtë rast nxënësit, të udhëhequr nga zëvendësministri i arsimit, shkencës dhe teknologjisë, Fevzi Berisha dhe mësimdhënësit e tyre, patën një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci. Kryparlamentari Daci u foli nxënësve për zhvillimet aktuale në Kuvendin e Kosovës, për punët që bëhen këtu në të mirë të një të ardhme më të mirë për nxënësit dhe mbarë qytetarët e vendit. Kreu i legjislativit iu përgjigj edhe shumë pyetjeve të nxënësve që kishin të bëjnë me veprimtaritë që zhvillohen në këtë organ më të lartë ligjvënës të vendit.
Nxënësit posaçërisht interesoheshin se çfarë mund të jetë kontributi i Kuvendit të Kosovës për të siguruar përfshirje të të gjithë fëmijëve kosovarë në arsim, si dhe për sigurimin e kushteve për një jetë më të begatshme në të gjitha segmentet për brezat e rinj. Nxënësit me këtë rast vizituan edhe ambientet e Kuvendit të Kosovës, ndërsa disa çaste kaluan edhe në sallën ku zhvillohen seancat e Kuvendit të Kosovës.
“Java e arsimit për të gjithë” është organizuar nga UNESCO dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.