Lajmet e fundit

Nxënës nga Theranda vizitojnë Parlamentin

, 26.04.2005




Një grup nxënësish të klasave të njëmbëdhjeta të Gjimnazit “ Jeta e Re” nga Theranda, të shoqëruar nga arsimtarët e tyre, kanë vizituar sot Kuvendin e Kosovës.

Anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, u ka folur atyre për përbërjen dhe funksionimin e legjislativit të vendit. Ai ka folur sidomos për rolin e Kuvendit në miratimin e ligjeve, për punën e komisioneve parlamentare për amendamentimin e ligjeve, si dhe për rolin e Kuvendit në mbikëqyrjen e ekzekutivit të Kosovës.

Gjimnazistët nga Theranda, të cilët kanë arritur rezultate të mira në kuisin e diturisë nga lënda e fizikës dhe janë shpërblyer me një ekskursion nëpër Kosovë ( i realizuar me ndihmën e donatorëve), i kanë shtruar zotit Sejdiu pyetje të shumta për punën e mekanizmave të Kuvendit dhe janë interesuar për përmbushjen e standardeve dhe për përcaktimin e statusit të Kosovës, të cilave u është përgjigjur me kënaqësi.

Nxënës nga Theranda vizitojnë Parlamentin