Lajmet e fundit
Komisioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar miratoi programin e punës
, 29.04.2005
Komisioni Parlamentar për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike, në mbledhjen e tij të radhës, të kryesuar nga Sabri Hamiti, kryetar i komisionit, ka shqyrtuar programin e punës dhe pas vërejtjeve dhe plotësimeve nga anëtarët e tij edh e ka miratuar atë.
Synohet depërtimi institucional në marrëdhëniet ndërkombëtare
Duke pasur parasysh se Kosova aktualisht nuk e ka Ministrinë e Punëve të Jashtme, u tha se Komisioni Parlamentar për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike merr peshë të veçantë, duke e shtri misionin e tij edhe në depërtimin institucional të Kosovë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Në këtë vështrim u theksua edhe nevoja e hartimit të strategjisë për ndërtimin politikës së jashtme të vendit.
Anëtarët e komisionit të marrin pjesë në vizitat e qeveritarëve jashtë vendit
U kërkua gjithashtu që anëtarët e komisionit të marrin pjesë në vizitat e qeveritarëve të Kosovë jashtë vendit dhe doemos të takohen edhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë që e vizitojnë Kosovën.
Mungesa e buxhetit dëmton punën e komisionit
Në këtë takim të komisionit u konstatua se për mungesë të buxhetit, nuk janë realizuar shumë vizita që do të ishin pozitive për Kosovën dhe për Parlamentin e saj dhe janë sheshuar mundësi se si të sigurohen mjetet e nevojshme financiare për ta realizuar programin ambicioz të punës së Komisionit Parlamentar për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike.
Regjimi i vizave vështirëson qarkullimin e lirë të qytetarëve
Komisioni e vlerëson të gabueshme vënien e regjimit të vizave për hyrje në Kosovë, sepse në këtë mënyrë vështirësohet tepër qarkullimi i lirë i qytetarëve.