Lajmet e fundit
Sqarim Lidhur me deklarimin e një zyrtari të Qeverisë për katër projektligje të paproceduara nga Kuvendi i Kosovë
, 26.02.2004
Për hirë të informimit të drejtë dhe pa qëllim polimizimi më deklaratën e një zyrtari të Qeverisë së Kosovës, lidhur me mosprocedimin e disa projektligjeve në Kuvend, botuar në “Koha ditore” të datës 26 shkurt 2004, me titull « Sesionet e Kuvendit të Kosovës, më tepër punë apo pushim? », Departamenti për mbështetje ligjore dhe procedurale të Kuvendit të Kosovës, sqaron se gjatë këtij viti Qeveria e Kosovës i ka propozuar Kuvendit katër projektligje që janë në procedurë e sipër për shqyrtim:
1. Projektligji për Materialin Fidanor-nr.2004/01. Ky projektligj është pranuar më 12 janar dhe u është shpërndarë deputetëve më 13 janar 2004. Projktligji ka qenë i radhitur për shqyrtimin e parë në seancën plenare të 19 shkurtit 2004. Projektligji nuk është shqyrtar ngase në këtë seance nuk ishte i pranishëm propozuesi i projektligjit (ministri përkatës apo ndonjë i autorizuar i Qeverisë,e që duhet detyrimisht ta arsyetojë projektligjin para deputetëve gjatë shqyrtimit të parë).
2. Projektligji për Veprimtaritë Hoteliere dhe Turistike-nr.2004/03. Ky projektligj është pranuar më 11 shkurt dhe u është shpërnarë deputetëve më 13 shkurt 2004. Ky projektligj është paraparë të shqyrtohet për seancën plenare të radhës. Nuk ka mundur të shqyrtohet më 19 shkurt, ngase sipas Rregullorës së Punës së Kuvendit, projektligji para se të radhitet për shqyrtim të parë, duhet të kenë kaluar së paku dhjetë ditë pune, në mënyrë që deputetët të kenë kohë të mjaftueshme për ta analizuar atë.
3. Projektligji për Ndërrmarrjet - nr.2004/04 është pranuar në të njejtën ditë me Projektligjin për veprimtaritë Hoteliere dhe Turistike, dhe i nënshtrohet të njejtës procedurë të shqyrtimit.
4. Projektligji për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”- nr.2004/05 është pranuar më 23 shkurt 2004, ndërsa u është shpërndarë deputetëve më 25 shkurt 2004. Ky projektligj pritet të kalojnë dhjetë ditë pune për tu rradhitë në seancë plenare për shqyrtimin e parë.
Në praktikën e deritanishme të procedimit të projektligjeve për shqyrtim të parë, ka ndodhur që shqyrtimi i tij të hiqet nga rendi i ditës së seances plenare, për mungesën e propozuesit që ta arsyetonte atë para deputetëve të Kuvendit.
Nga këto të dhëna, konfirmohet se asnjë projketligj i propozuar nga Qeveria e Kosovës nuk ka mbetur pa u shqyrtuar në afatin e paraparë, sipas procedurave ligjislative të Kuvendit.
Departamenti për mbështetje ligjore dhe procedurale,
Daut Beqiri, drejtor