Lajmet e fundit

Anëtarët e Kryesisë takuan ambasadorin Siquier

, 05.05.2005




Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Sejdiu, Buja, Maloku, Muhaxheri dhe Murat, kanë pasur sot një takim të përbashkët me ambasadorin e Spanjës në Beograd, Jose Riera Siquier.

Përcaktim i përbashkët për pavarësi 

Fillimisht Fatmir Sejdiu ka elaboruar zhvillimet në Kosovë dhe ka theksuar pasojat negative që ka për Kosovën vonimi i përcaktimit të statusit përfundimtar për Kosovën. Edhe anëtarët e tjerë të Kryesisë së Kuvendit kanë theksuar se ekziston konsensus i plotë në Kosovë, jo vetëm i shqiptarëve, por edhe i komuniteteve të tjera, pos atij serb, për pavarësinë e Kosovës.

Në takim është theksuar fakti që Kosova po i përmbushë standardet dhe se është e gatshme për statusin e saj përfundimtar.

Mbrojtja e minoriteteve - standardi kryesor

Ambasadori i Spanjës në Beograd, Jose Riera Siquier ka theksuar interesimin e vendit të tij si vend i Bashkimit Evropian për zhvillime pozitive në Kosovë. Mbrojtjen e minoriteteve, çështjen e kthimit të të zhvendosurve dhe sigurinë e lëvizjes në Kosovë, Siquier e ka çmuar ndër standardet më të rëndësishme, si parakusht për përcaktimin e statusit të Kosovës.

Ai i ka inkurajuar serbët që të kthehen dhe të punojnë për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës. Ai ndërkaq është shprehur se e ka të Kosova në këtë gjendja e rëndë ekonomike, në të cilën ndodhet, nuk mund të sigurojë kushtet më të mira për kthim dhe se i kupton rreziqet e dhënies së privilegjeve për një grup të caktuar etnik.

Statusi konform vullnetit të qytetarëve të Kosovës dhe paqes e stabilitetit të rajonit

Diplomati spanjoll, e ka quajtur të rëndësishëm qëndrimin e subjekteve politike të Kosovës për ardhmërinë e vendit dhe ka theksuar se .

Me status të përcaktuar Kosova ecën më shpejtë

Anëtarët e Kryesisë janë shprehur se në Kosovë ekziston përcaktim konsensual për të drejta të barabarta të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia etnike a religjioze e tyre. Ata janë shprehur optimist se përcaktimi i statusit të Kosovës, sipas vullnetit të popullit të saj, do të bëj që vendi të ecën më shpejt në rrugën e zhvillimit gjithpërfëshirës dhe do të jetë faktor stabiliteti në rajon e më gjerë.

Anëtarët e Kryesisë takuan ambasadorin Siquier