Lajmet e fundit

Daci priti shefin e Zyrës Franceze, Thierry Reinard

, 05.05.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot shefin e Zyrës Franceze, Thierry Reinard, dhe ka biseduar me te për detajet e vizitës së anëtarëve të Kryesisë në Asamblenë Nacionale të Francës. Vizita do të realizohet gjatë javë së ardhshme dhe pos kryetarit Daci dhe anëtarëve të Kryesisë , për në Paris do të udhëtojë edhe kryetari i Komisionit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe integrime euro-atlantike, Sabri Hamiti.

Vlerësohet ndihma e Francës për legjislativin e Kosovës 

Kryeparlamentari Daci e ka falënderuar Parlamentin e Francës për ndihmën dhënë Kuvendit të Kosovës për punën suksesshme legjislative dhe për forcimin e demokracisë në Kosovë.

Të thellohet bashkëpunimi Paris - Prishtinë

Bashkëbiseduesit janë pajtuar për interesin e dyanshëm për thellimin edhe më tej të marrëdhënieve të mira ndërmjet Parisit dhe Prishtinës.

Në takim është biseduar edhe për gjendjen politike dhe të sigurisë në vend, për përmbushjen e standardeve dhe për procesin e përcaktimit të statusit për Kosovën.

Daci priti shefin e Zyrës Franceze, Thierry Reinard