Lajmet e fundit
Një delegacion parlamentar i Kosovës udhëtoi për në Paris
, 09.05.2005
Një delegacion parlamentar i Kosovës, i udhëhequr nga kryeparlamentari Nexhat Daci, në përbërje të të cilit janë anëtarët e Kryesisë: Fatmir Sejdiu, Xhavit Haliti, Ramë Buja, Naim Maloku, Gazmend Muhaxheri dhe Xhezair Murat, si dhe Sabri Hamiti, kryetar i Komisionit për bashkëpunim ndërkombëtarë dhe integrime euro-atlantike, ka udhëtuar sot në Paris, për një vizitë zyrtare Asamblesë Nacionale të Francës.
Gjatë vizitës do të realizohen takime me udhëheqës të Asamblesë Nacionale të Francës, me mekanizma të ndryshëm parlamentar dhe qeveritar, si dhe takime me deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare.
Delegacioni kthehet të shtënën, më 14 maj.