Lajmet e fundit
Një grup shumetnik fëmijësh viziton Kuvendin e Kosovës
, 09.05.2005
Në kuadër të Ditëve Evropiane 2005, Projekti KARNEVALI, ka organizuar sot një vizitë të fëmijëve në Kuvendin e Kosovës.
Me qëllim të ngritjes së besueshmërisë në politikat e Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës, nxënës të Shkollës Fillore “Faik Konica” nga Prishtina, nxënës nga Serbia dhe Holanda, sot kanë pasur rastin të njihen me kompetencat dhe organizimin e punës së përditshme të organit legjislativ dhe përfaqësues të Kosovës.
Për këto çështje u ka folur dhe u është përgjigjur pyetjeve të shumta të tyre, Daut Beqiri, drejtor i Departamentit për çështje ligjore dhe procedurale.