Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

, 26.02.2004




Në fillim të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari, Nexhat Daci, e ka njoftuar Kryesinë me takimin e që ka pasur me Përfaqësuesin e lartë për siguri dhe politikë të Jashtme të Unionit Evropian, Javier Solana dhe pajtimin e plotë për punët që duhet të kryejnë institucionet e vendit për përmbushjen e standardeve për Kosovën. Në këtë dritë Kryersia ka vendosur që të kërkojë nga Qeveria hartimin sa më të shpejtë të ligjeve që ndihmojnë përmbushjen e standardeve. Kryesia ka vendosur që Qeverisë t’ia kalojë rekomandimet e Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese lidhur me projektligjin për Odën Ekonomike të Kosovës, me të cilin kërkohet mendimi i ekzekutivit vlidhur me amendementet e propozuara në këtë projektligj.
Në mbledhjen e sotme janë shqyrtuar edhe kundërshtimet e koalicionit “Kthimi” në katër ligje të miratuara në Kuvend: Ligjin për transportin rrugor, në Ligjin për shëndetësinë, në atë kundër diskriminimit dhe ligjin për bashkëpunim me Tribunalin Penal të Hagës.
Lidhur me emërimin e anëtarit të Kryesisë nga Grupi parlamentar “Të tjerët” është thënë se në dy takime të tre anëtarëve të Kryesisë me deputetët e Koalicionmit “Vatan”, nuk është arritur të gjendet zgjidhja. Ka mbetur që “Vatan” të bëjë të gjitha propozimet e mundshme, anëtar kryesie të zgjidhet kandidati i cili fiton më shumë vota nga deputetët e Grupit parlamentar “Të tjerët”.