Lajmet e fundit
Debat publik për Projektligjin për tokat bujqësore
, 09.05.2005
Komisioni për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, ambient dhe planifikim hapësinor i Kuvendit të Kosovës, të cilin e kryesoi z.Rifat Krasniq, kryetar i Komisionit, mbajti sot një debat publik lidhur me Projektligjin për tokat bujqësore, i cili para një muaji, në parim, u miratua nga Kuvendi i Kosovës në seancën e rregullt plenare të Kuvendit.
Në këtë debat publik përveç anëtarëve të Komisionit të lartpërmendur morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural si dhe nga Ministria për ambient dhe planifikim hapësinor (si sponsorë të projektligjit të përmendur, nga Agjensioni kadastral i Kosovës, Asociacioni për biznes i Kosovës, Asociacioni i agrobiznesit të Kosovës, Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit, nga Fakulteti i Bujqësisë në Prishtinë, si dhe përfaqësues ndërkombëtarë nga USAID-i dhe USAID/RTI.
Duke debatuar lidhur me këtë projektligj, të gjithë pjesëmarrësit prezent u pajtuan në atë se, Kosovës i duhet një Ligj, i cili do të ndihmojë, do të thotë, të rregullojë marrëdhëniet funksionale, si dhe çështje të tjera nga ky lëmë. Sepse, siç u tha, në zhvillimin e tërësishëm ekonomik në Kosovë bujqësia është njëra prej segmenteve më të rëndësishme dhe nxitëse në të gjitha pikëpamjet. Prandaj duhet që, në këtë Ligj, qartas të definohet prejardhja e pasurisë, cilët janë shfrytëzuesit e kësaj pasurie si dhe disa rregullativa të tjera ligjore, të cilat i përkasin këtij lëmi. Gjithashtu, me këtë Ligj duhet, në tërësi, të rregullohen edhe çështjet se kur dhe në cilat situata toka bujqësore mund të shndërrohet në sheshe banimi, në cilat situata dhe sipas cilës bazë ligjore do të mundet toka bujqësore shoqërore të shndërrohet në tokë bujqësore private etj.
Në diskutimet e mëtejme mbisundoi mendimi që me këtë Ligj duhët, të rregullohen edhe disa çështje fundamentale çka edhe del nga vet Projektligji, siç janë, rroli i Agjensionit për nxitje, krijimi i një Fondi të veçantë për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë, dhënia e tokave frytdhënëse të pashfrytëzuara me qira personave të tjerë, privatizimi nga fusha e agrobiznesit etj.