Lajmet e fundit

Daci priti shefin e ri të Zyrës greke, Kanellos

, 18.05.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot në një takim njohës shefin e ri te Zyrës Greke, Nikolaos Kanellos, i cili ka një karrierë të pasur diplomatike, ndër të tjera edhe në Shqipëri.

Kënaqësi për pranimin ditë e dokumenteve dhe të tagrave të UNMIK-ut

Kreu i legjislativit të vendit ka shprehur . Daci është shprehur optimist se pas këtij vendimi pozitiv të Athinës zyrtare, shumë kosovarë sivjet pushimet verore do t’i kalojnë në bregdetin grek.

Mundësi të gjera të bashkëpunimit ekonomik

Në takimin miqësor dhe shumë të përzemërt, Daci dhe Kanellos kanë sheshuar edhe mundësit e gjera të bashkëpunimit të frytshëm ekonomik ndërmjet të dy vendeve, sidomos me veriun e Greqisë.

Ata gjithashtu e kanë vlerësuar të domosdoshme thellimin e marrëdhënieve ndërmjet parlamenteve, kurse diplomati grek, duke e shprehur interesimin diplomacisë së vendit të tij për Kosovën, ka theksuar se Zyra greke në Prishtinë është fuqiplote, e regjistruar në UNMIK dhe e pavarur nga ambasada greke në Shkup dhe ajo në Beograd.

Daci priti shefin e ri të Zyrës greke, Kanellos