Lajmet e fundit
Nga punimet e Seancës parlamentare
, 20.05.2005
Pas një dite debati shterues për Programin e Qeverisë për reformimin e pushtetit lokal dhe replikave të shumta për përmbylljen e kësaj çështje, është arritur kompromis i grupeve parlamentare që Qeveria, sipas afatit që do ta përcaktojë Kryesia e Kuvendit të Kosovës, t’i inkorporojë vërejtjet e debatit parlamentar dhe materialin e plotësuar t’ia kthejë Parlamentit për shqyrtim.
Kaluan katër projektligje
Deputetët në vazhdim kanë miratuar Projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe Raportin e Komisionit për Ekonomi, Tregti dhe Industri lidhur me vërejtjet e UNMIK-ut në Ligjin për Odën Ekonomike, të miratuar më 28.4.2004. Për herë të parë, ndërkaq, janë shqyrtuar Projektligji për procedurat kontestimore, ai për Mbeturinat dhe Projektligji për lirinë fetare dhe pozitën juridike të bashkësive fetare në Kosovë.
Pas shqyrtimit, ndërkaq, të Projektligjit për borxhet, deputetët kanë konstatuar se ky projektligj në shumë pika bie ndesh me Ligjin për financave dhe të përgjegjësive, prandaj kanë vendosur që ky projektligj të mos procedohet më tutje por të amendamentohet Ligji për financat publike dhe përgjegjësitë.
Miratohet edhe Rregullorja e Punës
Me shumicë votash deputetët kanë miratuar edhe Rregulloren e re të punës së Kuvendit të Kosovës