Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti shefin e Zyrës Franceze në Prishtinë, z.

, 25.05.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, u takua sot me shefin e Zyrës Franceze në Prishtinë, z. Thierry Reynard. Vëmendja e bashkëbiseduesve në këtë takim u përqendrua në rrjedhat aktuale politike në Kosovë, të cilat vlerësohen si mjaft pozitive, vlerësime këto që vijnë edhe nga forumet ndërkombëtare. Mbretëroi mendim unik se janë arritur rezultate pozitive në realizimin e standardeve dhe në mbarë proceset që janë duke u zhvilluar në Kosovë .

Përkitazi me këto çështje, kryeparlamentari Daci u shpreh se duhet edhe më tutje të çohen përpara këto procese. Ai në vijim theksoi se jemi në një fazë të mirë të procesit të decentralizimit, për të cilin kemi pasur një debat mjaft të frytshëm në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës. Përkitazi me këtë, kreu i legjislativit të Kosovës theksoi se të gjitha vërejtjet e sugjerimet e bazuara mbi këtë proces do të merren parasysh. Për këtë ekziston pajtim i plotë në relacionin Kuvendi – Qeveria e Kosovës.

Me tone mjaft pozitive u vlerësua edhe vizita shumë e frytshme e delegacionit parlamentar të Kuvendit të Kosovës, që u bë para disa ditësh në Francë, në përbërje të të cilit ishin kryeparlamentari dhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit. Kryeparlamentari u falënderua posaçërisht për informatat që u morën nga Asambleja Nacionale e Francës, për rrugën e hapur për bashkëpunim ndërparlamentar, por edhe për ndihmën e ofruar në këtë aspekt nga Asambleja e Francës.

Kryeparlamentari Daci priti shefin e Zyrës Franceze në Prishtinë,  z.