Lajmet e fundit

Kuvendin e Kosovës e vizituan një grup fëmijësh nga kopshti “Qengjat”, si dhe një grup nxënësish të klasave të nënta nga tri shkolla fillore

, 26.05.2005




Një grup fëmijësh nga SOS kopshti “Qengjat” , si dhe një grup i nxënësve të klasave të nënta të shkollave fillore “Asim Vokshi”, “Faik Konica” dhe “Pjetër Bogdani” nga Prishtina vizituan sot Kuvendin e Kosovës. Ata u njoftuan me ambientet e organit më të lartë ligjvënës të vendit, si dhe me aspekte të angazhimeve aktuale në këtë mjedis.

Në emër të administratës së Kuvendit të Kosovës, fëmijët nga SOS kopshti “Qengjat” i priti këshilltari i sekretarit të Kuvendit të Kosovës, Shemsedin Mulla. Fëmijët dhe stafi që i shoqëronte treguan interesim posaçërisht për atë se çfarë mund të bëjë Kuvendi i Kosovës për sigurimin e implementimit të të drejtave të fëmijëve, të parapara me konventat ndërkombëtare.

Ndërkaq, nxënësit nga klasat e nënta i priti Daut Beqiri, drejtor i Departamentit për Mbështetje Ligjore dhe Procedurale i Kuvendit të Kosovës. Duke iu përgjigjur interesimit të nxënësve për veprimtarinë që zhvillohet këtu, Beqiri u foli atyre për aspekte ndryshme të funksionimit, të strukturës, si dhe të përfaqësimit të minoriteteve në Kuvendin të Kosovës.

Kuvendin e Kosovës e vizituan një grup fëmijësh nga kopshti “Qengjat”, si dhe një grup nxënësish të klasave të nënta nga tri shkolla fillore