Lajmet e fundit
Haliti u takua me shefin e Zyrës Franceze në Prishtinë, Reynard
, 26.05.2005
Anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, priti sot në një takim shefin e Zyrës Franceze në Prishtinë, z. Thierry Reynard. Me këtë rast u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjellë në mes te dy vendeve dhe u këmbyen ide dhe përvoja për funksionimin e legjislativit. Në këtë aspekt u theksua se ky bashkëpunim duhet të zhvillohet edhe me tutje. Në këtë takim u bisedua edhe për përmbushjen e standardeve, me ç’ rast u dhanë vërejtje për mos angazhim të duhur në përmbushjen e standardeve dhe në veçanti në procesin e decentralizimit. Përkitazi me çështjen e formimit të forumit politik u tha se ai do të duhej të unifikonte politikat e subjekteve politike të Kosovës dhe të atyre ndërkombëtare, me qëllim që politikat që do të ndërtohen për çështje të interesave të përbashkët të kenë fuqi dhe mbështetje institucionale. Haliti u shpreh i gatshëm të japë ndihmën e tij në drejtim të përmbushjes së standardeve, ashtu siç dha vërejtjet e tij lidhur me vështirësitë që ka pala kosovare në përmbushjen e tyre, sepse për një varg çështjesh mungojnë kompetencat.
Temë e veçantë ishte edhe çështja e sigurisë. Të dyja palët ishin të pajtimit se duhet të përshpejtohet krijimi i mekanizmave vendës për luftimin e krimit të organizuar, si dhe domosdoshmërinë e krijimit të një partneriteti veprues e të qëndrueshëm në mes të vendësve dhe ndërkombëtarëve.