Lajmet e fundit

Fatmir Sejdiu priti fëmijët deputetë në Asamblenë Komunale të Prishtinës

, 01.06.2005




Fëmijët deputetë në Asamblenë Komunale të Prishtinës vizituan sot ambientet e Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast fëmijët i priti anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës , prof. dr. Fatmir Sejdiu, i cili u foli atyre për strukturën e Parlamentit dhe proceset aktuale që zhvillohen në këtë organ më të partë ligjvënës të vendit. Synim kryesor i deputetëve, tha Sejdiu, është krijimi i një bazë sa më të mirë të legjislacionit për të gjitha fushat e jetës në vend. Në këtë frymë punën e Parlamentit e karakterizon transparenca, demokratizimi dhe angazhimi për krijimin e shtetit ku sundon ligji, pra në pajtim me standardet e Unionit Evropian , në të cilin synojmë të integrohemi.

Pyetja kryesore e fëmijëve ishte sa angazhohet Kuvendi i Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Duke përmbushur kureshtjen e tyre , Sejdiu theksoi se gjatë hartimit dhe aprovimit të ligjeve gjithnjë tregohet kujdes edhe për çështjen e të drejtave të fëmijëve , në kuadër të të drejtave të përgjithshme të qytetarëve, siç janë ligjet nga fusha e shëndetësisë, familjes etj., por në kuadër të zhvillimeve të mëtejme mund të bisedohet edhe për Ligj të veçantë për të drejtat e fëmijëve.
Fatmir Sejdiu priti fëmijët deputetë në Asamblenë Komunale të Prishtinës