Lajmet e fundit
Takim koordinues i Komisionit Parlamentar me përfaqësues të subjekteve përkatëse lidhur me Projektligjin për arsimin dhe aftësimin për të rritur
, 03.06.2005
Komisioni për arsim, shkencë, teknologji , kulturë , rini dhe sport i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga .Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit, kishte sot një takim koordinues me përfaqësues të tri ministrive ( MASHT, MPMS dhe MSHP), si dhe me ekspertë të tjerë që kanë marrë pjesë nё hartimin e Projektligjit për arsimin dhe aftësimin për të rritur.
Komisioni angazhohet për një qasje të hapur gjatë shqyrtimit e amendamentimit të këtij projektligji, në mënyrë që të kemi një ligj sa më të mirë për këtë fushë të rëndësishme.
Gjatë javës së ardhshme Komisioni do të vazhdojë punën në shqyrtimin e këtij projektligji nen për nen, duke marrë parasysh vërejtjet parimore edhe nga dëgjimi publik, por edhe vërejtjet konkrete të këtyre ministrive dhe ekspertëve nga asociacione, që kanë të bëjnë me arsimin dhe aftësimin për të rritur.