Lajmet e fundit

Daci priti përfaqësuesin e Bankës Botërore, Kanthan Shankar

, 03.06.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot përfaqësuesin e Bankës Botërore në Kosovë, Kanthan Shankar, dhe ka biseduar me të për punët e kësaj banke të kryera deri më tani dhe për projektet në të ardhmen.

 

Zotëri Shankar ka prezantuar projektet e përfunduara për rindërtimin e kapaciteteve energjetike të Kosovës, projektet për mbështetjen e disa ministrive për përgatitjen e buxhetit, si dhe ndihmën në infrastrukturë. Ai, ndërkaq, ka përvijuar edhe planin për projektet tetëmbëdhjetë mujore të Bankës Botërore në Kosovë.

Sugjerohet të investohet në akumulimet ujore në Lepenc

Kryeparlamentari Daci ka sugjeruar investime të Bankës Botërore në akumulimet ujore në Lepenc , për të furnizuar me ujë të pijshëm Shtërpcën, Ferizajn, Kaçanikun, Gjilanin, Vitinë dhe Dardanën, nga i cili investim do të përfitonte shumë edhe bujqësia e një pjese të mirë të Kosovës.

Daci nuk i tumirur shpenzimet eventuale në termocentralet e amortizuara

Daci, ndërkaq, nuk i ka tumirur shpenzimet eventuale në termocentralet e amortizuara të Kosovës. Kreu i legjislativit të vendit ka kërkuar që Banka Botërore të kalojë nga faza e rindërtimit të Kosovës në fazën e zhvillimit të gjithanshëm të saj, që nënkupton mbështetjen e projekteve nacionale afatgjata.

Korridoret rrugore

Në këtë dritë, Daci e ka vlerësuar tepër të rëndësishme që pas përcaktimit të statusit, Kosova të lidhet me korridore rrugore, sidomos në drejtim të Greqisë.

Daci priti përfaqësuesin e Bankës Botërore, Kanthan Shankar