Lajmet e fundit

Daci priti shefin e OSBE-së në Kosovë, Werner Wnendt

, 22.06.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot shefin e OSBE-së në Kosovë, Werner Wnendt dhe ka biseduar me të për aktivitetet pritshme të legjislativit të vendit para pushimit të deputetëve dhe për agjendën e seancës së nesërme dhe të atyre që do të mbahen në muajin korrik, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Wnendt lavdëron ekspozenë e kryeparlamentarit Daci në Bruksel

Shefi i OSBE-së në Kosovë, Werner Wnendt, e ka lavdëruar ekspozenë e kryeparlamentarit Daci në mbledhjen e tretë joformale ndërparlamentare të Parlamentit Evropian dhe i ka vlerësuar të rëndësishme për Kosovën përfundimet e takimeve në Bruksel.

Ai ka shprehur kënaqësinë që në korrik Kuvendi i Kosovës do të ketë dy seanca dhe do të debatohet për gjendjen në ekonomi, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar ORA.

Çështjet e rëndësishme për vendin do të shtrohen në Kuvend

Kryeparlamentari Daci ka shprehur përkushtimin e legjislativit për përmbushjen e standardeve për Kosovën e ka garantuar shefin e OSBE-së, Wnendt se çdo herë kur grupet parlamentare propozojnë çështje të rëndësishme për vendin, ato do të shtrohen në Kuvend.

Në interesimin e z. Wnendt pse në Kuvendin e Kosovës vazhdon të mos përdoret votimi elektronik, Daci ka sqaruar se sistemi, megjithëse ka kushtuar shtrenjtë, ka pasur defekte në funksionim.

Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar mbështetjen e deritashme të OSBE-së për Kuvendin e Kosovës dhe janë pajtuar se bashkëpunimi duhet të vazhdojë

Daci priti shefin e OSBE-së në Kosovë,  Werner Wnendt