Lajmet e fundit

Xhavit Haliti u takua me sekretarin gjeneral të organizatës ndërkombëtare SPRDO të OKB-së - z. Iftikhar Ahmad Qaisrani

, 24.06.2005




Mundësitë e ofrimit të ndihmave humanitare dhe ekonomike për qytetarët e Kosovës, si dhe të hapjes së Zyrës ndërlidhëse ekonomike të Pakistanit në Prishtinë, ishin në qendër të vëmendjes së takimit të sotëm të anëtarit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, me sekretarin gjeneral të organizatës ndërkombëtare SPRDO të OKB-së, që merret me të drejtat e minoriteteve, z. Iftikhar Ahmad Qaisrani.

Gjatë këtij takimi, si tha z. Xhavit Haliti, u fol edhe për mundësitë e investimit të kapitalit pakistanez në Kosovë, si dhe për krijimin e hapësirave që edhe kosovarët të jenë bashkë investitorë . Kosova është e hapur për investime, ndërsa shqetësimet se lejet për investime duhet të merren nga Beogradi, janë të paarsyeshme, megjithëse ndokush nga përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë ka mundur t’ ua ketë thënë këtë, tha Xhavit Haliti, duke uruar që misioni për hapjen e kësaj zyre të përfundojë me sukses.

Ofrimi i ndihmës humanitare dhe ekonomike për Kosovën është porosi e shtetit të Pakistanit, theksoi z. Iftikhar Ahmad Qaisrani. Gjatë luftës Pakistani ka qëndruar afër popullit të Kosovës, ndërsa tash në kushte të reja jemi të interesuar për ofrimin e ndihmave të ndryshme për zhvillimin e Kosovës. Me shpresë se së shpejti do të hapet Zyra ndërlidhëse e Pakistanit në Kosovë, z. Iftikhar Ahmad Qaisrani tha se menjëhërë pas hapjes së zyrës do të organizojmë një takim me komunitetin afarist të Pakistanit në Prishtinë

Xhavit Haliti u takua me  sekretarin gjeneral të organizatës ndërkombëtare SPRDO të OKB-së - z. Iftikhar Ahmad Qaisrani