Lajmet e fundit
U themelua Grupi joformal i deputeteve të Kuvendit të Kosovës
, 29.06.2005
Sot, në Kuvendin e Kosovës u mbajt një takim i deputeteve, me ç’ rast u themelua Grupi joformal i deputeteve të Kuvendit t Kosovës.
Për këtë Grup u deklaruan 21 deputete, më shpresë së atij do t’ i bashkëngjiten të gjitha nga 36 deputetet sa ka Kuvendi i Kosovës. Ky Grup ka për qëllim fuqizimin dhe avancimin e gruas në politikë dhe vendimmarrje, theksoi kryesuesja e këtij takimi, deputetja Flora Brovina .
Grupi do të merret me shumë çështje gjinore, me përfaqësimin e grave në vendimmarrje në të gjitha lëmenjtë , si dhe në përkrahjen e deputeteve në veçanti. Do të bashkëpunohet me gratë lidere në politikë, më lideret e OJQ-ve, me sindikalistet etj,. Po kështu do të komunikojë edhe me gratë në rajon, më qëllim të afirmimit dhe avancimit të gruas politikane të Kosovës.