Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti kryeministrin shqiptar, Nano

, 02.03.2004




Pikëpamje shumë të ngjashme për zhvillimet në Kosovë, në Shqipëri dhe në rajon, si dhe për integrimet gjithëpërfësirëse kombëtare e euroatlantike të të dyja vendeve u shpërfaqën në takimin e sotëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano.
Në interesimet e kyeministrit Nano për të ditur më shumë për raportet e udhëheqjes së vendit me administratën ndërkombëtare në Kosovë dhe për zgjidhjen e problemit të Mitrovicës, kryeparlamentari Daci është shprehur se marrëdhëniet e partneritetiit me UNMIK-un duhet të ndryshojnë, duke u përmbushur misioni fillestar i tij, për të mbetur në fund një staf i vogël këshillëdhënësish profesionistë. Problemi i Mitrovicës, ndërkaq është shprehur Daci, do të zgjidhet kur qyetarët serbë të Kosovës ta njohin statusin dhe tërësinë e Kosovës. Pastaj, është shprehur profesor Daci, mund të gjenden zgjidhje të pranueshme edhe nëpërmjet të procesit të decentralizimit.
Duke folur për procesin e implementimit të standardeve për Kosovësn dhe ndihmën që shteti shqiptar mund t’i japë këtij procesi, Daci është shprehur se argumentet për Kosovën dhe vullnetin e popullit të saj të prezantohen gjithandej nga institucionet dhe diplomacia e shtetit shqiptar.
Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, është angazhur që të nxiten dhe të promovohen, jo vetëm shkëmbime edhe më intensive të institucioneve të të dy vendeve, por edhe inicativa për aleatë të përbashkët. Kohën deri në vitin 2005, kur pritet të fillojë zgjidhja e startusit të Kosovës, Nano e ka quajtur kohë të mjaftueshme për shpërfaqjen e aftësive të klasës politike në Kosovë dhe në Shqipëri. Ai ka folur me besim për kufij të hapur për qytetarë, mallëra dhe ide. Të mbyllur do të jenë vetëm për keqbërësit, ka shtuar kreu i Qeverisë shqiptare.
Pas takimit kryeministri Nano dhe shoqëruesit e shumtë nga Kuvendi, Qeveria dhe mediat shqiptare kanë vizituar Sallën e seancave plenare dhe pjesët tjera të renovuara të Kuvendit të Kosovës.