Lajmet e fundit

Komisioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar shqyrtoi çështje të dialogut rajonal dhe të dialogut me Beogradi

, 29.06.2005




Mbledhja e sotme e Komisioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Evro-Atlantike, e kryesuar nga Sabri Hamiti, ka pasur temë shqyrtimi çhëtjen e dialogut rajonal dhe të dialogut me Beogradin, kurse ftesës për të prezantuar dëshmi për këto çështje i ishte përgjigjur kryeministri Bajram Kosumi.

Kosumi flet për politikat qeveritare të bashkëpunit me vendet e rajonit

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka shkoqitur çështje të politikave për bashkëpunim me vendet e rajonit dhe zgjidhjen e problemeve nëpërmjet dialogut. Kultivimin e klimës së dialogut Kosumi e ka vlerësuar ndër standardet dhe është shprehur se ai dhe Qeveria , të cilën e drejton, kanë bërë hapa të mirë për shtensionimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit.

Takimet me homologë dhe marrëveshjet për tregti të lirë

Ai, ka përmendur takimet me homologët e disa vendeve të rajonit, si dhe marrëveshjet e arritura dhe ato në përfundim e sipër për tregti të lirë, efekti i të cilave nuk është thjesht ekonomik.

Puna egrupeve punuese për çështje teknike

Kreu i ekzekutivit të Kosovës pastaj ka folur për katër grupet punuese të dialogut për çështje teknike, nga të cilat e ka vlerësuar më të suksesshëm Grupin për personat e pagjetur. Nga agjenda e ngjeshur e këtyre grupeve ( prej më shumë se njëqind çështjesh), Kosumi është fokusuar në nevojën e miratimit të protokolleve për kthimin e refugjatëve, çështjen e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës dhe të automjeteve me regjistrim të Kosovës në territorin e Serbisë, çështjen e kthimit të dokumentacionit ( të grabitur nga forcat serbe para dhe gjatë luftës në Kosovë), etj.

Gatishmëri për dialog 

Qeveria e Kosovës, ka thënë Kosumi është e gatshme që të takohet me përfaqësues të Qeverisë së Beogradit dhe të diskutojë për të gjitha problemet ndërmjet të dy vendeve, por këtë do ta bëjmë bashk me institucionet e Kosovës dhe në nivel homologësh.

S'ka bisedime për statusin e Kosovës

Nuk do të bisedojmë, ndërkaq, për statusin e Kosovës, që është vullnet dhe e drejtë sovrane e popullit të Kosovës, ka thënë Kosumi, i cili i është përgjigjur edhe pyetjeve të shumta të anëtarëve të komisionit.

Hamiti lavdëron gjestin e kryeministrit

Kryetari i Komisioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike, Sabri Hamiti, e ka përshëndetur dëshminë e kryeministrit Kosumi në këtë komision duke paralajmëruar se kjo do të jetë praktikë normale e punës së komisionit edhe në të ardhmen.

Zotëri Hamiti, ka tërhequr vërejtjen të kihet kujdes të mos ndërmerren veprime politike, të cilat mund të krijojnë paragjykime politike tek regjimi i Beogradit, lidhur me statusin e Kosovës.

Hamiti, ndrkaq, shprehu dyshim për rolin jo kushtetues të Forumit politik për çështjen e statusit të Kosovës.

Komisioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar shqyrtoi çështje të dialogut rajonal dhe të dialogut me Beogradi