Lajmet e fundit

Daci priti një grup gazetarësh të vendeve të Evropës Juglindore

, 30.06.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, grupit të gazetarëve të vendeve të rajonit u ka folur për përbërjen e Kuvendit, për punën në planin e miratimit të legjislacionit dhe për synimet e institucioneve e të popullit të Kosovës për liri e demokraci, për pavarësi, zhvillim dhe integrime evropiane dhe evro-atlantike, si dhe u është përgjigjur pyetjeve të shumta të përfaqësuesve të mediave.

Raportet ndërmjet pozitës dhe opozitës nuk janë të acaruara

Kosova po funksionon si një vend normal, me institucione legjitime demokratike, me pozitë dhe opozitë, sipas votës së lirë të zgjedhësve, u ka thënë Daci gazetarëve dhe ka theksuar se raportet ndërmjet pozitës dhe opozitës nuk janë të acaruara. Ai më pastaj, ka theksuar faktin se në legjislaturën e kaluar për çdo vjet është shtuar numri i ligjeve të miratuara, kurse në këtë vit pritet të miratojmë më shumë ligje se në tri vitet e shkuara së bashku, ka thënë kreu i legjislativit të vendit. Daci ka theksuar se në këtë legjislaturë do t’i kushtohet rëndësi cilësisë së ligjeve, konform standardeve evro-perëndimore.

Popull i Kosovës mbështet pavarësinë

Dukpopullit të Kosovës është deklaruar fuqishëm për pavarësie folur për synimet e institucioneve dhe të popullit të Kosovës për liri e demokraci, për pavarësi, zhvillim dhe integrime evropiane, profesor Daci ka vënë në spikamë se shumica e popullit të Kosovës është deklaruar fuqishëm për pavarësi. Shprehur kjo në planin programor të subjekteve politike të Kosovës, rezulton se nga tetëmbëdhjetë subjektet politike që participojnë në Kuvendin e Kosovës, gjashtëmbëdhjetë sish mbështesin pavarësinë e vendit.

Kosova synon integrimet në BE

Duke folur, ndërkaq për standardet, Daci ka thënë se ato do të vazhdojnë të plotësohen edhe pas përcaktimit të statusit dhe ka shtuar se Kosova synon integrimet në Bashkimin Evropian dhe ato euro-atlantike.

Rezoluta e ngushtë për transformimet në Kosovë

Në pyetjet e gazetarëve që kishin të bënin me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, për përçarjet eventuale të subjekteve politike në prag të hapjes së bisedimeve për statusin e Kosovës, Daci është përgjigjur i prerë se rezoluta 1244 ishte e rëndësishme për periudhën e parë të pasluftës, siç ishte i suksesshëm edhe misioni i UNMIK-ut në tri vitet e para, por se në periudhën në vazhdim rezoluta në fjalë ishte tepër e ngushtë për transformimet në Kosovë, kurse suksesi i UNMIK-ut në rënie.

Konsensus të plotë për çështjet strategjike në interes të vendit dhe të qytetarëve

Ai pastaj i ka garantuar gazetarët e mediave të rajonit se për çështjen e pavarësisë, për çështjen e integrimeve evropiane dhe përgjithësisht për çështjet strategjike në interes të vendit dhe të qytetarëve, subjektet politike veprojnë në konsensus të plotë, kurse kryeqytetin e vendit, Prishtinën, Daci e ka cilësuar si qytetin më të qetë dhe më të sigurt në botë.

Daci priti një grup gazetarësh të vendeve të Evropës Juglindore