Lajmet e fundit

Madeline Albright u foli deputetëve të Kuvendit të Kosovës

, 05.07.2005




Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë pritur me duartrokitje dhe ovacione ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit Madeline Albright, e cila u është drejtuar atyre në përvjretorin e përfundimit të luftës në Kosovës dhe shpëtimit të popullittësaj nga shfarosja.

Kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, duke e hapur Seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, pasi i ka përshëndetur zonjën Abright, presidentin Rugova, kryeministrin Kosumi dhe zëvendësadministratorin Rosin, ndër tëtjera ka thënë:

Kur rrezikohej qenia kombëtare e biologjike e popullit të Kosovës

Të gjithë ne jemi të nderuar që këtu në Kuvendin e Kosovës në organin më të lartë përfaqësues të popullit të Kosovës të kemi në mesin tonë dhe të dëgjojmë fjalën e Zonjës Medlin Ollbrajt sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kohën kur Kosova përballej me ditët më të vështira në historinë e saj, kur rrezikohej qenia kombëtare e biologjike e popullit të saj, kur bota kërcënohej me gjenocid në fund të shekullit njëzet, në këtë pjesë të saj...

Duke i falënderuar politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Të nderuar deputetë Sot në Kosovën e lirë, të gjithë ne pa dallim, jetojmë, punojmë, shkollohemi, zhvillojmë kulturën dhe i kryejmë të gjitha punët dhe veprimtaritë e tjera të përditshmërisë sonë si në çdo vend tjetër normal pikërisht duke i falënderuar politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, politikës së vendeve të Bashkimit Evropian, veprimit të NATO-s, që për të parën herën në historinë e njerëzimit bashkuan të gjithë botën rreth qëllimit më fisnik të ndalin katastrofën humanitare, të ndalin gjenocidin dhe të kthejnë në shtëpitë e veta një milion qytetarë të Kosovës të përzënë me dhunë.

Merita e Zonjës Medlin Ollbrajt është shumë e madhe

Në gjithë këtë, merita e Zonjës Medlin Ollbrajt është shumë e madhe në disa momente e pakrahasueshme në gjithë spektrin e saj edhe shumë konkret si ishte rasti në Konferencën e Rambujesë në mënyrë që ëndrra e Kosovës ëndrra e gjithë popullit të saj për të jetuar i lirë, i dinjitetshëm e në paqe me të gjithë të tjerët, të bëhet realitet.

Sakrificat për ëndrrën e lirisë

Kjo ëndërr as që mund të mendohej pa angazhimin e gjithë popullit të Kosovës, pa vullnetin e përpjekjet e tij pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të sakrificës më sublime të bijve e bijave më të mira të Kosovës, të punës së gjithanshme të të gjithë qytetarëve në ndërtimin dhe përparimin e vendit.

Falënderim i përjetshëm

E nderuara Zonja Medlin Ollbrajt Populli i Kosovës i shprehë ndjenjat më të thella të miqësisë dhe të falënderimit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për popullin e saj. Ky falënderim është i përjetshëm dhe buron thellë nga zemra e çdo qytetari të Kosovës.

Kjo botë të bëhet më e mirë për fëmijët tanë

Është kontributi dhe angazhimi i Juaj për lidhjen e kësaj miqësie të përjetshme dhe emri i Juaj zgjon kudo respekt, dhe prekë ndjenjat më të thella njerëzore, për shkak të veprës humane e civilizuese që e keni bërë, për shkak të mbrojtjes së parimeve të demokracisë e të lirisë që siguron që kjo botë të bëhet më e mirë për fëmijët tanë dhe për gjeneratat e ardhshme.

Zonja Medlin Ollbrajt Në emër të Kuvendit të Kosovës, në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në emrin tim iu shprehu falënderimet e mija më të thella për të gjithë atë që keni bërë për popullin e Kosovës, për gjithë atë që keni bërë për ruajtjen e jetës dhe të pasurisë së tyre , për ruajtjen e paqes e të prosperitetit.

Pa Ju sot bota do të ishte krejt ndryshe

Pay Ju sot bota do të ishte krejt ndryshe dhe Kosova sot nuk do të ishte e lirë dhe na nuk do të mund të ëndërronim dhe të përjetonim realizimin e ëndrrës tonë.

Zoti ju ruajt Ju dhe të gjithë familjen dhe miqtë Tuaj.

Qofshi gjithmonë.

Vepra e puna do të shërbej inspirim për njerëzit e mirë, për të bërë një botë më të mirë.

Nga fjala e zonjës Albright

Kurrë nuk do ta harrojë vizitën në Kosovë para gjashtë vjetësh dhe fjalimin që kam mbajtur para qytetarëve të Kosovës, ka thënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeline Albright,  e cila a atë kohë qe ka quajtur kohë e zemërimit dhe e gëzimit, pas periudhës së gjatë të agresionit dhe luftimeve. Më në fund, shtoi ajo, Kosova ishte e lirë dhe ishin marrë zotime se kurrë më nuk do të ketë terror.

 

"Në këto gjashtë vitet e fundit ju i keni treguar botës se qytetarët e Kosovës janë ndërtues, jo vetëm të objekteve, por edhe të institucioneve të reja dhe demokratike,keni zhvilluar media, sistem të pavarur gjyqësor, keni krijuar qeverisje në nivel qendror dhe lokal dhe keni punuar në mënyrë konstruktive me bashkësinë ndërkombëtare", ka thënë paradeputetëve Albright.

Tani është afruar edhe më shumë dita kur do të përcaktohet statusi përfundimtar i Kosovës, tha zonja Ollbrajt, duke përgëzuar për ato që janë arritur. Merita për këto u takon të gjithë qytetarëve të Kosovës që kanë ndihmuar në ndërtimin e shoqërisë.

Ekonomia e shëndoshë, sundimi i ligjit dhe bashkëjetesa 

Duke porositur për detyrat e pakryera, zonja Llbright tha se Kosova përballet me sfidat për krijimin e një ekonomie të shëndoshë që krijon vende të mira pune dhe që u jep qytetarëve besimin se mund të ndërtojnë ardhmërinë për vete. Albright ka theksuar se korrupsioni dhe krimi është problem në Kosovë, sikur edhe në vendet e tjera të botës, porka shtuar ajo, problemi nuk mund të adresohet përveç nëse pranohet për ta zgjidhur atë, duke respektuar ligjin.

Objektiv të rëndësishëm për Kosovën Olbright ka theksuar krijimin e një shoqërie të bashkuar ku pjesëtarët e çdo grupi etnik mund të marrin pjesë dhe të kontribuojnë,e ku të gjithë mund të jetojnë në një Kosovë të qetë. "Kur të liroheni nga fantazmat e së kaluarës vetëm atëherë do të ketë demokraci të mirëfilltë dhe afatgjatë, e kjo është sprova juaj për ta bërë demokracinë funksionale", ka theksuar Madeline Albright.

Vendi ku shumica e përmbush detyrimin

Deputetët në parlamentin e Kosovës e kanë një përgjegjësi të madhe dhe duhet të dëshmojnë se janë në gjendje të veprojnë mënyrë demokratike, ka thënë ish-sekretarja amerikane e shtetit . Dhe për ta bërë këtë gjë duhet përcaktuar se çfarë duhet të jetë parlamenti apo çfarë nuk duhet të jetë, tha zonja Albright. Parlamenti, tha ajo, është një organ ku përfaqësohen të gjithë segmentet e popullatës së Kosovës, të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur duhet të kenë vendin e tyre dhe të jenë të mirëpritur. Ky duhet të jetë një vendi ku shumica e përmbush detyrimin për të udhëheqë, por duke lejuar që zërat kundërshtues të dëgjohen pa frikë nga kërcënimet, tha mes tjerash ish-sekretarja amerikane e shtetit duke folur sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Madeline Albright u foli deputetëve të Kuvendit të Kosovës