Lajmet e fundit

Evroparlamentarët në Kuvendin e Kosovës

, 04.03.2004




Bashkëbisedim tepër i hapur i anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe kryetarëve të grupeve parlëamentare me delegacionin e Unionit Evripian, të udhëhequr nga zonja Doris Pack, për çështjen e implementimit të stabdardeve për Kosovën, për minoritetet, për rolin e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, për dialogun Prishtinë –Beograd dhe për çështje të tjera të mprehta për ardhmërinë e Kosovës.
Çështja e standardeve për Kosovën dhe sugjerimi i evroparlamentarëve për mbështetjen e tyre me ligje sistemore, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, ishte tema bosht që zbardhi gjithë kompleksitetin e funksionimit të paralel të institucioneve të Kosovës dhe të UNMIK-ut, që reflektohet me shumë kufizime të njerës palë dhe dhe për pushtet të rezervuar të palës tjetër. Përfaqësuesit e Kuvendit e thanë fare hapur se institucioneve të Kosovës shpeshëherë u kërkohet përgjegjësi, ndërkohë që u jepen fare pak kompetenca. Për standardet, ndërkaq u tha se duan t’i kuptojnë si program për zhvillimin e Kosovës dhe jo për zvarritjen e statusit, por se ato vështirë se mund të mbështeten me miratimin e ligjeve sistemore, siç u kërkua, sepse Kuvendit i është mohuar e drejta që të aprovojë ligje për sfera të rezervuara si siguria, gjyqësia, bashkëpunimi me Gjykatën e Hagës etj. Pati vërejtje gjithashtu në vonimin e shpalljeve të ligjeve nga PSSP të OKB-së në Kosovë dhe për kontestimin e përhershëm nga deputetët serbë të ligjeve që shqyrtohen në Kuvend.
Në takim u vlerësua shumë e rëndësishëm zhbërja e pushtetit paralel në Kosovë dhe e enklavave, kurse u kërkua nga deputetë e koalicionit “Kthimi” të marrin pjesë në sesionet plenare të Kuvendit dhe të angazhohen për interesin e qytetarëve të Kosovës, pra edhe të atyre të bashkësisë serbe. Përfaqësuesit e “Kthimit”, ndërkaq deklaruan se do ta vazhdojnë bojkotin deri sa të heqen piktuarat në holin e Kuvendit.
Kuvendarët e Kosovës u shprehën në favor të ndryshimit të Kornizës Kushtetuese para zgjedhjeve të sivjetme dhe për përfaqësimin në Kuvendin e ardhshëm, në raport me fuqinë politike subjekteve garuese në zgjedhje dhe pa numër kaq të madh të ulësve të falura, si në zgjedhjet e kaluara.
Lidhur me raportet me UNMIK-un u tha se duhet të jenë të një partneriteti të vërtetë, se misioni i administratës ndërkombëtare në Kosovë nuk duhet të jetë i përjetshëm, por duhet të përfundojë me sukses dhe sa më shpejtë, duke i bartur kompetencat tek vendorët.
Sa i përket dialogut, u tha se atij i ka thënë po Kuveni i Kosovës dhe e ka mbështetur plotësisht Qeverinë, por se Kuvendi angazhohet për bashkëbisedim në nivel të barabartë dhe në funksion të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve.
Parlamentarët Kosovarë ishin të një zëri që Parlamenti Evropian të jetë më i pranishë në Kosovë.