Lajmet e fundit
Fatmir Sejdiu priti një delegacion nga Universiteti Internacional Islamik i Malajzisë
, 07.07.2005
Anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, prof. dr. Fatmir Sejdiu, u takua sot me një delegacion prej tre profesorësh nga Universiteti Internacional Islamik të Malajzisë, të cilëve iu printe shefi i Zyrës së Malajzisë në Prishtinë, z. Raszan Abdul Randil.
Me këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Malajzisë , me theks të veçantë në lëmin e arsimit. Në këtë frymë u bë prezantimi i veprimtarisë së Universitetit Internacional Islamik të Malajzisë, të mundësive të tij të gjera për arsimimin dhe edukimin e të rinjve nga bota në lëmin e studimeve islame , por edhe të shkencave shoqërore dhe natyrore. Nga prezantimi shihej se ky universitet ofronte kushte shumë të favorshme studimi, në pajtim me të arriturat më të reja të shkencës dhe teknologjisë botërore. Delegacioni malajzias gjate kësaj vizite në Kosovë, nëpërmjet organizimit të testeve të ndryshme hulumton edhe mundësitë e përfshirjes së të rinjve shqiptarë në këtë universitet.
Fatmir Sejdiu i shprehu mirënjohje shtetit malazias për ndihmat që i ofron Kosovës të sapo dalë nga lufta. Megjithëse në kushte të rënda, tha Sejdiu, edhe Kosova ka shënuar rezultate të rëndësishme në lëmin e arsimit. Tashmë në Kosovë krahas Universitetit të Prishtinës veprojnë edhe universitete private. Në këtë mënyrë konkurrenca reflektohet mjaft pozitivisht në cilësinë e dijes