Lajmet e fundit
Telegram ngushëllimi i kryeparlamentarit Daci, dërguar z.Dickinson
, 08.07.2005
Zyrës Ndërlidhëse të Britanisë së Madhe në Prishtinë
Zotëri Mark Dickinson
08 korrik 2005, Prishtinë
I nderuari Ambasador Dickinson Ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella për sulmin terrorist që ndodhi në Londër, i cili mori jetën e dhjetëra njerëzve . Ju lutem që ngushëllimet për dhimbjen që po e përjetoni, të cilën e ndien edhe mbarë populli i Kosovës t’ ua përcillni familjarëve të viktimave, popullit të Britanisë së Madhe dhe udhëheqjes së saj. Sulmet terroriste si akte qyqare kundër vlerave të civilizimit, kundër lirisë dhe demokracisë, nuk mund ta ndalin ecjen e njerëzimit drejt paqes dhe prosperitetit, drejt humanizmit dhe ndërtimit të një bote më të mirë.
Prof. Nexhat Daci
Kryetar i Kuvendit të Kosovës