Lajmet e fundit
Telegram urimi i kryeparlamentarit Daci, dërguar z. Sali Berisha
, 08.07.2005
Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Zotëri Sali Berisha
08 korrik 2005, Prishtinë
I nderuari zotëri Berisha, Ju përgëzoj për fitoren e arritur në zgjedhjet nacionale të 3 korrikut 2005 në Shqipëri. Më gëzon fakti që këto ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se populli me vullnetin e vet, përmes votës, u shpreh për fitoren e koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike e Shqipërisë, duke ju besuar Juve qeverisjen në vitet e ardhshme dhe duke Ju dhënë besimin në rrugën e zhvillimit të demokracisë dhe të integrimeve evropiane për Shqipërinë.
Shqipëria e përparuar dhe demokratike është faktor i fuqishëm për stabilitetin, paqen dhe prosperitetin e rajonit dhe një nxitje për zhvillimin e përparimin e popullit shqiptar në përgjithësi.
Akademik Nexhat Daci
Kryetari i Kuvendit të Kosovës