Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti shefin e OSBE-së në Kosovë, Werner Wnendt

, 18.07.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot shefin e OSBE-së në Kosovë, z. Werner Wnendt dhe ka biseduar me të për zhvillimet aktuale në Kosovë, për çështje pune të Kuvendit dhe për shkallën e realizimit të bashkëpunimit ndërmjet legjislativit të vendit dhe OSBE-së.

Çështja e decentralizimit dhe interpelanca e  kryeministrit

Nuk ka mbetur, ndërkaq, pa u prekur edhe çështja e decentralizimit, çështja e debatit parlamentar dhe interpelanca e paralajmëruar e kryeministrit Kosumi, sipas kërkesës së grupit Parlamentar të PDK-së.

Për Rregulloren e Punës dhe procedurat parlamentare

Shefi i OSBE-së në Kosovë, Wnendt në takim me kryeparlamentarin Daci është interesuar të dijë sidomos për respektimin e Rregullores së Punës së Kuvendit, për respektimin e ligjeve dhe të procedurave parlamentare.

OSBE-ja do të ketë përherë qasje në dokumentet e Kuvendit

Kryeparlamentari Daci i ka thënë z. Wnendt se Kuvendi i Kosovës vazhdon të ketë nevojë për mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe e ka garantuar atë se respektohen aktet juridike në fuqi dhe se monitoruesit e OSBE-së do të kenë përherë qasje në dokumentet e Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari Daci priti shefin e OSBE-së në Kosovë,  Werner Wnendt