Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti ambasadorin e Greqisë në Beograd
, 02.08.2005
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot ambasadorin grek në Beograd, z. Thristos Panagoboonlos dhe ka biseduar me tepër zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve, sidomos në planin ekonomik dhe të investimeve greke në Kosovë.
Daci i trimëron biznesmenët grekë që të investojnë në Kosovë
Po mundohemi që marrëdhëniet tona të jenë jo vetëm miqësore por edhe profitabile për të dy vendet, ka thënë kryeparlamentari Daci, i cili i ka trimëruar biznesmenët grekë që të investojnë në Kosovë.
Është biseduar edhe për liberalizimin e vizave, jo vetëm për biznesin por edhe për qytetarët e Kosovës që duan të pushojnë në Greqi.
Korridore hekurudhsh dhe autostradash
Vëmendje e veçantë, ndërkaq, i është kushtuar hapjes së korridoreve të hekurudhave dhe të autostradave në drejtimet Prishtinë-Shkup- Selanik dhe lidhjen e Kosovës me Sofjen, nëpërmjet Nishit.
Greqia do të luaj rol të veçantë në marrëdhëniet strukturore në rajon
Greqisë i takon që si vend i vetëm i rajonit në Bashkimin Evropian dhe me miqësi të shkëlqyera me vendet e tjera rajonit, të luaj një rol të veçantë në marrëdhëniet strukturore të kësaj pese të Evropës, ka thënë ambasadorin grek në Beograd, Thristos Panagoboonlos.
Kemi interesim të përbashkët të mbajmë qetësinë dhe stabilitetin, si dhe prosperitetin ekonomik, për aq sa është e mundur, ka thënë diplomati grek.
Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar për mundësitë e gjera të bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve dhe për thellimin e përhershëm të miqësisë.