Lajmet e fundit
Daci ngushëlon Komitetin e Bashkuar Saudit
, 03.08.2005
Kryeparlamentari Daci i ka dërguar një telegram ngushëllimi Drejtorit Rajonal të Komitetit të Bashkuar Saudit të Ndihmave, Zyra Rajonale në Kosovë, Zotëri Abdu Rrahman Al-Mansoor, me rastin e vdekjes së Mbretit të Arabisë Saudite Fahad bin Abdulaziz, në të cilin thuhet:
Me dhimbje të thellë e morra lajmin për vdekjen e Shërbëtorit të dy Vendeve të Shenjta, Mbretit të Arabisë Saudite Fahad bin Abdulaziz.
Duke çmuar kujtimin për Mbretin, për veprën e punën e tij për popullin e Arabisë Saudite dhe për paqen e stabilitetin në rajon dhe për përparimin e njeriut dhe të civilizimit Ju shpreh ngushëllimet e mia, dhe të Kuvendit të Kosovës, duke ndarë dhimbjen me ju.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës
Nexhat Daci