Lajmet e fundit

SLKM emëron shefin e grupit parlamentar dhe anëtarin e Kryesisë

, 10.08.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, është njoftuar nëpërmjet një letre nga deputeti Rangjel Nojkiq se Lista Serbe për Kosovë ( SLKM) ka krijuar Grupin parlamentar të saj.

Grupin parlamentar da ta udhëheq Rangjel Nojkiq, kurse anëtar i Kryesisë do të jetë z. Oliver Ivanoviq

Në letër thuhet se subjektet që përbëjnë SLKM-në ( DS, SPO, SDP dhe kandidati i pavarur) janë pajtuar njëzëri që kryetar i Grupit parlamentar të jetë z. Rangjeel Nojkiq, kurse anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, nga radhët e këtij grupi, të jetë z. Oliver Ivanoviq.

Letra e deputetit Nojkiq ishte përgjigje në shkresën e kryeparlamentarit Daci, konform qëndrimit të Kryesisë së Kuvendit në mbledhjen e 13 korrikut të këtij viti, për emërimin e shefit të Grupit parlamentar dhe të anëtarit të Kryesisë nga radhët SLKM-GIS.