Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci u takua me z. Philip Goldberg
, 16.08.2005
Në të gjitha proceset aktuale politike që zhvillohen në Kosovë duhet të sigurohet një veprim unik i institucioneve të vendit, gjithnjë në koordinim me faktorët ndërkombëtarë. Puna me përgjegjësi në këto zhvillime do të sendërtojë edhe legjitimitetin e institucioneve të Kosovës. Opozita e ka vendin e vet në sistemin demokratik, ajo duhet të jetë e pranishme në të gjitha këto procese, sidomos partia më e madhe dhe shefi i opozitës, sepse çështjet strategjike nuk janë pronë e pozitës, por e popullit të Kosovës. Këto ishin disa nga konstatimet me thelbësore të takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, me shefin e Zyrës Amerikane në Kosovë, z. Philip Goldberg, në të cilin në qendër të vëmendjes ishin rrjedhat aktuale politike dhe përshpejtimi i proceseve në Qeveri dhe në Parlament.
Z. Goldberg pas takimit theksoi se është biseduar për disa çështje siç janë decentralizimi, i cili po ecën me hapa të mirë, pastaj për vizitën e kryeministrit disa fshatrave me shumice serbe dhe rome. Ndër te tjera kemi biseduar edhe për negociatat për statusin final, pa prejudikuar statusin. Ky është proces ndër më delikatët për Qeverinë. Në Kosovë është shënuar një progres i dukshëm në shumë lëmenj, ndërsa vlerësimet afirmative për realizimin e standardeve do te reflektohen pozitivisht në përcaktimin e statusit final të Kosovës.
Pavarësia nuk është e negociueshme në asnjë konditë, theksoi kryeparlamentari Daci, ndërsa çështjet tjera mund të bisedohen me faktorin ndërkombëtar dhe Beogradin, siç janë trajtimi i minoriteteve, mosbashkëpunimi i tyre me institucione, lëvizja e lirë, fondi i pensioneve, plaçkitja e sistemit bankar etj.
Ne vijim kreu i legjislativit te vendit tha se për të gjitha këto po mundohemi të arrijmë koncenzus ndërkombëtar. Unë jam optimist në këto procese dhe nuk do të dështojmë, theksoi Daci.