Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti deputetin e Kuvendit të Serbisë dhe Malit të Zi, z. Nikollë Gegaj

, 16.08.2005




Shqiptarët në Mal të Zi kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për demokratizimin e këtij vendi. Ata po dëshmohen si faktorë stabilizues e jo destabilizues, si thuhet nga disa qarqe të caktuara. Në këtë shtet së shpejti do të organizohet referendumi dhe sipas disa analizave qytetarët do të votojnë për pavarësinë e Malit të Zi. Kështu do të votojnë edhe shqiptarët , të cilët Malin e Zi e konsiderojnë si shtet të vetin.

Këto ishin disa nga konstatimet e takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, me deputetin e Kuvendit të Serbisë dhe Malit të Zi, z. Nikollë Gegaj, ku u fol për rrjedhat aktuale në Kosova dhe Mal të Zi, për progreset që po shënohen, si dhe për pozitën e minoriteteve.

Kryeparlamentari Daci çmoi lart politikën e Malit të Zi kundruall Kosovës, shih për këtë Mali i Zi gëzon respektin e Kosovës.
Kryeparlamentari Daci priti deputetin e Kuvendit të Serbisë dhe Malit të Zi, z. Nikollë Gegaj